Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shkëlqeu kundër Milanit, Galatasaray kërkon sulmuesin shqiptar

by mapo.al
26/01/2021
in Sport
0

Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani ka tërhequr interesin e gjigantëve të Turqisë, Galatasaray.

Sipas “infOSport.mk” 27-vjeçari ndodhet në Turqi, ndërsa mësohet se po negocion me kampionët në fuqi të Galatasaray. Bashkë me Hasanin ndodhet edhe Nebi Mustafi, por nuk dihet nëse ai është në rolin e ndërmjetësuesit, apo shoqëruesit. Sulmuesi i kombëtares së Maqedonisë ka mbyllur një sezon të shkëlqyer në First League duke shënuar 22 gola në 27 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, ndërsa ka shënuar edhe tre gola në tetë ndeshje në Europa League, por në play-off kuqezinjtë u eliminuan.



Shorti ishte i pamëshirshëm dhe u përballën me Shkëndijën duke e vendosur përballë Milanit. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 7-0 nga 7 herë kampionët e Evropës, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në grupet e Europa League.

Kapiteni i kampionëve në fuqi të Maqedonisë, do të punojë me një nga emrat më të njohur në Turqi dhe jo vetëm Fatih Terim, nëse arrin marrëveshjen me klubin e Galatasaray, që këtë edicion luan në Champions League.

Ferhan Hasani u bë pjesë e Shkëndijës në vitin 2015 nga radhët e skuadrës daneze të Brøndby IF, ndërsa brenda një periudhe 3-vjeçare ai u shndërrua në një simbol, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar.

Gjatë karrierës së tij si profesionist Hasani, ka fituar dy tituj kampion të Maqedonisë, dy Kupa të Maqedonisë dhe një Superkupë. Të gjithë trofetë sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren maqedonase i ka fituar me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Klubi më i madh që ai ka luajtur ka qenë Wolfsburg, ndërsa ka qenë pjesë për dy sezone e ekipit gjerman, ku arriti të grumbullojë vetëm katër ndeshje. Pas një eksperiencë edhe në Danimarkë te Brøndby, Hasani duket se është gati për hapin e madh në karrierë.

Tags: Ferhan HasaniGalatasarayMilanisulmuesi shqiptar

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post
Si ta aplikoni parfumin që të zgjasë më gjatë?

Si ta aplikoni parfumin që të zgjasë më gjatë?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In