Shkëlzen Berisha e padit, Rezarta: Zeni i vogël, ruaj menderen!

Rezarta Shkurta dhe Shkëzen Berisha vijojnë përplasjet e tyre verbale, të cilat erdhën si rrjedhojë e postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili denonconte dënimin e ulët me 3 vite burg të bashkëshortit të këngëtares, Ermal Hoxha, nën akuzën për trafik droge të mbetur në tentativë.

Pasi Rezarta e akuzoi të birin e Berishës për shpërthimin në Gerdec dhe e cilësoi si vrasës fëmijësh, ky i fundit e kërcënoi publikisht se do ta padiste në gjykatë. E ndonëse ajo iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk kishte frikë nga gjykatat, duket se ka preferuar të reagojë sërish.



Rezarta shkruan se babai i tij e përdhosi kuptimin e fjalës demokraci. Duke iu rikthyer të kaluarës së saj në qytetin bregdetar të Durrësit, këngëtarja e akuzon ish kryeministrin për një sistem të kalbur që sipas saj ka marrë jetë nga krimi, korrupsioni dhe vrasjet e lejuara. Në fund të shkrimit, Rezarta e paralajmëron Shkëlzenin që të mos merret me të shoqin e saj, por të shikojë punën e tij.

Shkëlzen Berisha nuk ka kursyer sarkazmën ndaj shkrimit të Rezartës. “Haleluja miq! Droga i ka kthyer komunistët në besimtarë”– ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Rezarta Shkurtës:

“I vogli Zeni! Unë jam Rezarta Shkurta, bij e Tomor Shkurtës. Oficer e ish komandant, qytetar të Shqipërisë së bukur. Kur erdhi yt at në pushtet, familja imë si shumë qytetarë besuan se Shqipëria do bëhej e lirë dhe më e bukur seç ishte. Por shumë shpejt familja ime, si e shumë shqiptarëve u përball me heqje nga puna. Bënit propagandë për fjalën e lirë, por nëse guxoje të flisje, heqja nga puna ishte problem më i vogël, vrasje në derë të shtëpisë, vajza të reja të përdhunuara, fëmijë të zhdukur të shitur për organe…

Këtu kuptuam që ju përdhosët emrin demokraci, dhe vetëm ju nuk mund të ishit demokratë. Një fëmijë që unë luaja më të, shpirti i endet në detrat e Otrantos. Familjet e tjera ngelën pa shtëpi sepse i lanë në firmat piramidale, dhe fëmijëria ime ishte, që duhej të ulesha në tokë e të mos ndiznim dritat e shtëpisë se na vinte plumbi qorr nga dritarja. Si një vajzë deti harrova pushimet në pishat e bukura në bregdetin tonë, se u mbush me kioskat e juaja.

Për fat të mirë akoma nuk kemi ndonjë problem shëndetësor, kemi ende ndonjë mjek të hajrit që ka mbetur nga ai sistem ku u shkollua yt at, i trembem ditës së fëmijëve tanë kur të bien në dorën e mjekëve që keni nxjerrë ju me ryshfete e shkolla anonime! I vogli Zeni nuk po të shkruaj si komuniste, nëse ju s’do ishit këta që jeni, unë e para do kisha hequr kapelen, dhe do isha e lumtur që të jetoja në një vend mbi të gjitha me sigurinë për të ardhmen, por nëse flasim për komunist, më beso që më shumë se ty e yt atë nuk ka asnjë shqipfolës tjetër. Pra Zeni i vogël, lëre Ermal Hoxhën se bëri burg pa prova, por ruaj menderen tënde se si dihet asnjëherë.”

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252