Aktualitet

Shkëlzen Velaj-të ëmës para se të ekzekutohej: Më hap derën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 03/06/21 |
mapo.al

Një rrëfim tronditës vjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë ku një 43-vjeçar u vra me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”.






Nga mediat është siguruar edhe dëshmia e një prej fqinjëve të viktimës, Shkëlzen Velaj. Gruaja ka rrëfyer bisedën e fundit që 43-vjeçari pati me nënën, ku i kishte kërkuar asaj që të hapte derën. Por sipas saj, nëna e moshuar nuk kishte arritur që të hapte derën, pasi kishte dëgjuar zhurma dhe ishte traumatizuar.


Unë jam gjitone. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë për vdekjen pas orës 02:30. Djali i kishte kërkuar të hapte derën. ‘hape derën’. Ajo tha se; ‘sa shkova të hapja derën unë, se hapja dot se dëgjova zhurma, u tromaksa. Kur kishte hapur derën e kishte gjetur djalin të vrarë. Ajo është vetëm tani. I ka vdekur një djalë para 6 vitesh dhe burri i ka vdekur. Ka dhe një djalë, e ka në Itali”, u shpreh një fqinje e viktimës.







Ndërkohë, një tjetër fqinj tjetër tha se viktima ishte shumë i rregullt dhe se kishte ndihmuar gjithmonë për lagjen, kishte shtruar rrugën me lekët e veta.




“Djali nuk kishte asnjë problem këtu. Madje, ai interesohej edhe për shtrimin e rrugëve. Ai e ka shtruar rrugën tonë, duke paguar vetë. Solli dhe një shtyllë ndriçimi. Ishte një njeri shumë i rregullt për ne. Grua më të mirë nuk gjen në botë se sa e ëma e tij. Shumë fatkeqësi e madhe”, shprehet një tjetër fqinj.



NGJARJA
Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

LEXO EDHE:

Pikasi autorët, la makinën ndezur e iku me vrap – si u ekzekutua Shkëlzen Velaj

1


Etiketa: ,

Pas