Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha është shprehur se ideja për korrigjimin e kufijve, është një kombinim i Beogradit me argatët e tij, duke iu referuar kështu presidentit, Thaçi.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka thënë se ky është një akt shpërbërje i Kosovës dhe një hap drejt Serbisë së Madhe.
“Është një kombinim i veprimit të Beogradit me argatët e tij. Ky është një hap drejt Serbisë së madhe dhe një akt shpërbërje i Kosovës. Në vend se të konsolidosh integritetin territorial, hyn dhe bën pazar me territoret e tua”, tha Berisha.