Aktualitet

Shkencëtarët: Ajri i ndotur shton vdekshmërinë e koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:20 - 09/04/20 |
mapo.al

Ndotja e ajrit mund të ketë shkaktuar mijëra vdekje shtesë, sepse njerëzit që jetojnë në zona me cilësi të dobët të ajrit kanë më pak të ngjarë të mbijetojnë pasi të infektohen me koronavirus, thonë studiuesit. Shkencëtarët kanë analizuar të dhëna nga 3000 pika në SHBA deri në 4 Prill dhe zbuluan se një rritje e vogël në ekspozimin afatgjatë ndaj grimcave të imëta, të njohura si PM2.5, ishte e lidhur me një rritje të madhe të shkallës së vdekshmërisë. Studimi është me vlerë se tregon që ndotja në qytetet e mëdha mund të ketë kontribuar në numrin e vdekjeve të Covid-19.


Ekipi nga Universiteti i Harvardit zbuloi se ulja e qëndrimit afatgjatë në mjedis me ndotje mesatare me grimca të imëta në Manhattan, me vetëm 1 mikrogram për metër kub ajri (mcg/m3) mund të ketë parandaluar 248 nga 1.905 vdekjet e regjistruara në atë zonë deri në fundjavën e kaluar.


Më në përgjithësi, ata zbuluan se çdo rritje prej 1mcg/m3 e grimcave të imëta sjell një rritje 15 përqind të shkallës së vdekjshmërisë së Covid-19. Autorët e studimit kanë thënë se ndotja me grimcat e imta e ajrit dëmton mushkëritë dhe zemrat e njerëzve duke I bërë më të prekshëm nga sëmundjet e frymëmarrjes siç është Covid-19.


Në studim thuhet: “Ne mbrojmë hipotezën se për shkak se ekspozimi afatgjatë ndaj PM2.5 ndikon negativisht në sistemin e frymëmarrjes dhe kardiovaskular, ai gjithashtu mund të përkeqësojë ashpërsinë e simptomave të infeksionit Covid-19 dhe mund të rrisë vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19.


Rezultatet e këtij punimi sugjerojnë që ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit rrit ndjeshmërinë dhe sjell rezultatet më të rënda të Covid-19”. Studimi është vlerësuar edhe nga shkencëtarë të tjerë. Frank Kelly, profesor i mjedisit dhe shëndetësisë në King College në Londër thotë se studimi duket se është “më i forti deri më tani për lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të Covid-19.

Ekipi i Harvardit janë të klasit të parë dhe kanë një reputacion për të qenë një nga udhëheqësit në fushë”. Gjetje të ngjashme sapo janë raportuar edhe nga studiues të tjerë në Europë. Studiuesit në Universitetin e Bolonjës kanë sugjeruar që grimcat e ndotura të ajrit mund të ndihmojnë në përhapjen virusit duke e bartur atë në sipërfaqe të ndryshme. Sidoqoftë, këto teori ende nuk janë konfirmuar dhe disa ekspertë thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për ti mbështetur ato. /The Times

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas