Aktualitet

Shkencëtarët thonë se virusi i ri i derrit po përhapet edhe te njerëzit në Kinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 02/07/20 |
mapo.al

Një virus i ri i gripit të derrit është përhapur edhe te njerëzit në Kinë, pasi janë shfaqur gjurmë te punëtorët e fermave të derrave.


Bazuar në studimet e virusit të ri, shkencëtarët kanë bërë thirrje se ky virus duhet të vendoset në mënyrë urgjente nën kontroll për të shmangur një tjetër pandemi.


H1N1 u përhap në vitin 2009 dhe pati një transmetueshmëri të lartë, duke vrarë rreth 285 mijë njerëz.


Ndërsa virusi i ri, që njihet me emrin G4 EA H1N1, ka qenë i pranishëm në fermat e Kinës që prej vitit 2016. Edhe ky virus përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes. Deri tani, nuk ka shkaktuar sëmundje te njerëzit e infektuar, por ekspertët frikësohen se kjo gjë mund të ndryshojë papritur.


Ekspertët kanë bërë thirrje për vëmendje më e madhe ndaj virusit, për të shmangur përhapjen në masë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas