Bota

Shkencëtarët: Vala e koronavirusit në dimër mund të jetë më keq se e para





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 14/07/20 |
mapo.al

Britania e Madhe mund të regjistrojë edhe 120,000 vdekje të tjera nga koronavirusi si pasojë e një vale të dytë këtë dimër, thonë shkencëtarët.


Në skenarin më të keq, Britania ka parashikuar rreth 24,500 – 251,000 vdekje nga koronavirusi, me pikun të parashikuar në janar dhe shkurt. Ky parashikim nuk llogarit asnjë izolim, vaksinë apo trajtim të mundshëm.


Shkëncëtarët thonë se rreziku mund të reduktohet nëse veprimi është i menjëhershëm.


Ende ka shumë pasiguri për mënyrën si koronavirusi sillet në varësi të temperaturave apo si do të veprojë në valën e tij të dytë.


Megjithatë, kërkimet thonë se koronavirusi mund të jetojë më gjatë në temperatura të ulëta dhe ka më shumë mundësi të përhapet në ambientet e brendshme.

Shqetësmi i ekspertëve është se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) do të jetë nën presion ekstrem për shkak se dimri është edhe sezon gripi dhe fluksi i pacientëve që i drejtohen spitalit është edhe më i madh.

Megjithatë ka edhe skenarë më pak pesimistë për valën e dytë të koronavirusit që pritet në dimër.

Burimi: BBC


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas