Sipas shkencëtarëve, muaji korrik i këtij viti ishte muaji më i nxehtë që kur filluan regjistrimet në vitin 1880. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të. Korriku është përgjithësisht muaji më i nxehtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.
Një vajzë duke u freskuar teksa po ecte në rrugët e Ukrainës.
***
Rezultatet ishin të pritshme pasi disa vende europiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.
Paris: Turistët dhe banorët duke u freskuar pasi temperaturat gjatë muajit korrik arritën mbi 40 gradë.
***
Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe me ekstreme të tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të akullit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.