Një zambak gjigant është zbuluar në ujërat e Amazonës. Bima e cila, prej kohësh ndodhej në Kopshtin Botanik Mbretëror në qytetin Kew në Londër. Bima e quajtur “Victoria boliviana”, njihet si zambaku më i madh i ujit në botë. I fshehur prej 177 vjetësh, zambaku karakterizohet nga gjethe që rriten më shumë se tre metra.
Hortikulturisti Carlos Magdalena, një nga ekspertët kryesorë në botë të zambakëve të ujit, dyshonte prej kohësh se, bima ishte e ndryshme nga dy speciet e tjera gjigante të njohura si; Victoria amazonica dhe Victoria cruziana.
Së bashku me disa ekspertë të tjerë, ai mblodhi disa fara dhe i solli përsëri në Kew.
“Kjo do të thoshte se, ne mund ta rritnim atë krah për krah me dy speciet e tjera në të njëjtat kushte”, tha ai për BBC News.