Kronika

Shkodër/ Aksidentohet makina, motori dhe një biçikletë







               Publikuar në : 14:28 - 22/07/19 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Beltojë të Shkodrës. Sipas raportimeve të para në aksident janë përfshirë një automjet, një motor dhe një bicikletë. Mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë, dhe gjatë rrëzimit të motorit ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër i cili bashkë me drejtuesin e motorit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se Policia është në vendgjarje dhe po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Njoftimi i Policisë 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me datë 22.07.2019, ora 13.35, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër, mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë, dhe gjatë rrëzimit të motorit ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër i cili bashkë me drejtuesin e motorit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas