Aktualitet

Shkodër – Ambasadorja suedeze: Shqetësuese shit-blerja e votës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:08 - 09/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë e Bashkisë së Vaut të Dejës. Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues






Ajo tha se demokracia në Shqipëri është e brishtë. Ambasadorja, theksoi se shteti duhet t’u sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirfilltë, ndërsa tha se s’donte të komentonte kandidatët me të shkuar kriminale.


“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.





Nuk do flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.



Lexo edhe :  Stuhi e pazakontë breshëri në Shkodër, shoqërohet me dëme të mëdha në bujqësi

Kemi të gjithë një rol, por më të rendesishëm e kanë qytetarët dhe shteti. Ata duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”,-deklaroi ambasadorja suedeze në vendin tonë.



1


Etiketa: , , ,

Pas