Policia e Shkodrës ka arrestuar sot në mesditë një person me inicialet S.M., 46 vjeç i shpallur në kërkim, banues në lagjen “Tre Heronjtë” dhe i dënuar më parë për vjedhje. Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi 46-vjeçar.
Njoftimi i Policisë
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar dhe mëparë për vjedhje.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
M. 46 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.