Aktualitet

Shkodër – Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 28/01/21 |
mapo.al

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve duke deklaruar se sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.





Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.


Sipas Bashkisë, kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.




“Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, deklaron Bashkia.


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas