Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë, ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit raportohet të jetë shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.