fbpx

Aktualitet

Shkodër/ Me 4 doza kanabisi në xhepin e bluzës, arrestohet 18-vjeçari





               Publikuar në : 14:09 - 18/10/19 |
mapo.al

Një i ri 18-vjeçar,  banues në lagjen “Daniel Matlija” Shkodër, është arrestuar në flagrancë pasi në xhepin e bluzës policia i ka gjetur 4 qese me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.


Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.



Njoftimi i policisë


Në kuadër të goditjes kundër paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 18 vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët të D. V. P. Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 18 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur rruga e Koplikëve, lagje Daniel Matlija, gjatë kontrollit të ushtruar në xhepin e bluzës i është gjetur një qese plastike ku brenda saj kishte katër qese të vogla lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Etiketa: , ,

Pas