Aktualitet

Shkodër/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin (EMRI)






               Publikuar në : 09:24 - 23/09/19 |
mapo.al

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mëngjes, në Shkodër. Raportohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, në Bushat, te Landfilli, pranë fshatit Plezhë. Mësohet se Zef Uka, banues në Hajmel, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.


Njoftimi i policisë



Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 23.09.2019, ora 08:45, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Paçram, mjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull  Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës.

Drejtuesi mjetit do shoqërohet në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Pas