Aktualitet

Stuhi e pazakontë breshëri në Shkodër, shoqërohet me dëme të mëdha në bujqësi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 14/05/21 |
mapo.al

Qyteti i Shkodrës dhe fshatrat pranë tij u përfshinë mëngjesin e sotëm nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar me breshër.






Reshjet e dendura vijian përreth 50 minuta me intensitet rreth 55 mm, duke përfshirë të gjithë qytetin dhe një pjesë të njësive administrative.


Breshëri bllokoi për disa orë rrugët brenda qytetit të Shkodrës. Për hapjen e rrugëve u desh ndërhyrja e fadromave.





Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në rreth 350 hektarë tokë, të mbjella me kulturat bujqësore të stinës.





Breshëri është një fenomen tipik i pranverës ne Shqipëri, ai ndodh kur pas temperaturave te larta ka rënie te menjëhershme të tyre.

Sipas Meteoalb, nuk përjashtohet mundësia e prezencës se breshrit sonte gjatë natës dhe nesër paradite ne veriperëndim por edhe ne skajin jugor te vendit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas