Aktualitet

Shkodër, i riu plagos me thikë kushëririn 30-vjeçar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 18/11/19 |
mapo.al

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për 30-vjeçarin Driton Leka, i cili është plagosur me thikë në këmbë.


Policia thotë se autor dyshohet të jetë një 20-vjeçar, kushëriri i tij. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të të riut Delison Leka.


Informacion paraprak


Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.


Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas