Aktualitet

Shkodër/ Plagosi dy vëllezërit pas konfliktit për pronën, arrestohet 47-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:14 - 09/09/21 |
mapo.al

Vihet në pranga autori i plagosjes në Fshatin e Ri në Shkodër. Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar 47-vjeçari Xhevahir Fikaj.






Fikaj dyshohet se ka plagosur me armë Ilir Grudën dhe ka lënduar me sende të forta vëllain e tij Lad Gruda pas një konflikti pronësie.


Dy vëllezërit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.







Njoftimi i Policisë
“Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.




Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.”



LEXO EDHE:

Identifikohen dy vëllezërit e plagosur në Shkodër, në kërkim autori

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas