Aktualitet

Shkodër, policia kërkon të futet në KZAZ, ka përplasje fizike(Video)






               Publikuar në : 11:59 - 17/06/19 |
mapo.al

Policia e Shkodrës kërkon të futet me forcë në KZAZ-në nr.2 në këtë qytet. Ditën e sotme policia ka shkuar në ambientetet e KZAZ-së, por është penguar nga punonjës të bashkisë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.


Policia e rendit dhe FNSH kanë debatuar me punonjësit dhe ish-deputetët, duke kërkuar që të marrin në kontroll KZAZ-në nr.2 në Shkodër. Në disa momente ka patur edhe përplasje fizike. Punonjësit u kanë shpjeguar se ambientet janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe nuk do lejohet që të përdoren për KZAZ-në, pasi presidenti Meta ka anulluar zgjedhjet e 30 qershorit. Më herë Voltana Ademi i ka kërkuar ndihmë policisë për lirimin e ambienteve, por duket se policia kërkon të marrë vet në kontroll KZAZ-të.

Reagon Partia Demorkatike

“Policia ka tentuar qe ne menyre te dhunshme dhe te paligishme te hyje ne KZAZ nr 2 ne Shkoder ne shkelje te dekretit te Presidentit per anulimin e zgjedhjeve me 30 qershor. Bardh Spahia ndodhej prane banoreve te Shkodres te cilet kundershtojne procesin fals zgjedhor, duke e vleresuar kete akt te dhunshem te Policise si urdher politik te Edi Rames. Ne oren 12.45 deklarate urgjente e Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi”, – thuhet në reagimin e PD-së

 

 

Lexo edhe

Bashkia Shkodër nuk tërhiqet, kërkon lirimin e ambienteve nga KZAZ


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas