Aktualitet

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:15 - 28/11/21 |
mapo.al

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja


Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike dhe kulturore nga ndërtimet e reja


Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur edhe gjurmët e mjaft ndërtesave historike, si shtëpia e Luigj Gurakuqit, ajo e Daut Boriçit, Filip Shirokës, Migjenit, ndërkohë që rrezikohen ndërtesa më shumë se 100 vjeçare si ajo ku u themelua shoqëria “Bashkimi”, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, apo Kafja e Madhe, një dëshmi e identitetit të qytetit.







Specialist i trashëgimisë kulturore, Elidon Sokoli, thotë se objektet historike kanë nevojë të ruhen dhe restaurohen.




“Është shumë e rëndësishme ruajtja e vlerave arkitekturore të këtyre godinave. Ato nuk ruhen sepse janë të lidhura vetëm me ngjarje historike, por aty kanë banuar edhe personalitete, kanë zhvilluar aktivitetin e tyre organizma, siç është selia e shoqërisë “Bashkimi” apo godina Komiteti i mbrojtjes së Kosovës, që duhet të ruhen. Normalisht, në këto kohë kanë nevojë për restaurime, por është ideja që këto duhet të ruajnë ansamblin e tyre arkitektonik, vlerën e tyre, volumin e tyre. Pra të mos shndërrohen”.




Një grup të rinjsh të nismës “Çfarë fsheh qyteti?”, kanë nisur gjurmimin e objekteve historike për t’u njohur me gjendjen dhe transformimin që kanë pësuar ndër vite. Gjatë një vizite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi ata janë njohur me dëshmi të vjetra historike të qytetit, njëra prej të cilave ndërtesa e parë e bashkisë, ku në vitin 1913, u ngrit flamuri kombëtar pas çlirimit të Shkodrës nga pushtimi i Malit të Zi. Tashmë, kjo ndërtesë është transfromuar dhe aty nuk ruhet asnjë shenjë e kësaj ngjarje historike.

Pasi vizituan disa prej ndërtesave historike, që po rrezikohen të zhduken në qytet, të rinjtë e nismës “Çfarë fsheh qyteti?”, po bëjnë thirrje për ruajten e tyre si dëshmi e kujtesës historike.

Për specialistin e monumenteve të kulturës, Petrit Bilalin, është e rëndësishme që edhe fëmijët dhe të rinjtë të njohin vlerat e trashëgimise kulturore të qytetit dhe të bëhen nxitës, jo vetëm për ruajtjen, por edhe promovimin e tyre.

“Qyteti ka ndryshuar mjaft, sepse bëhet fjalë për foto historike, kur objekti në fjalë ishte ish bashkia e Shkodrës. Fëmijët duhet të ruajnë rrënjët e identitetit, të investojnë nga jeta e tyre në trashëgiminë kulturore dhe në monumentet. Gjithashtu, të jenë promovues nesër të turizmit kulturor”.

Në historinë e saj 2400 vjeçare, Shkodra ka njohur transformime të herëpasherëshme, që lidhen me nevojat e zhvillimit. Megjithatë, specialistët thonë se transformimet e viteve të fundit, po dëmtojnë identitetin e këtij qyteti, duke zhdukur mjaft nga dëshmitë e tij të rëndësishme historike dhe kulturore.

 

1



Pas