Një pemë e vjetër është rrëzuar mbi një furgon në qytetin e Shkodrës duke alarmuar banorët. Pema është shkëputur nga vendi ku ishte mbjellë dhe ka marrë përpara automjetet që kanë qënë në prani. Furgoni i dëmtuar nuk ka patur pasagjerë dhe nuk ka të lënduar nga kalimtarë të rastit. Degët janë shpërndarë në rrugë duke sjellë bllokimin e saj. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe menaxhuar situatën e krijuar.