Kronika

Shkodër/Shisnin makina luksoze duke mashtruar, arrestohen dy të huaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 27/07/19 |
ro ot

Në prangat e policisë së Shkodres kanë rënë dy shtetas të huaj, të cilët akuzohen se nëpërmjet mashtrimit merrnin makina të vitit 2019 me qira në vendet e BE-së dhe i shisnin ato në Shqipëri duke kaluar nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Sipas raportimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasve:


A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli,


M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli.


Këta shtetas merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë, Gjermani.


Me prova ligjore u dokumentuan dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prodhimi i fundit”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana.

Arrestohen dy shtetas të huaj të cilët nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Në zbatim të Planit të masave për parandalimin, evidnetimin dhe goditjen e trafikimit të mjeteve motorrike, të vjedhura në vende të BE-së, me tendëncë hyrjen dhe shitjen në Shqipëri, si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P.Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M.Shkodër, dhe Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prodhimi i fudit ”.

Si rezultat i operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasëve:

  1. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli.
  2. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli,

Keta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i puës së bërë u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale , konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentoimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shetats.

Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas