Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike në lokalet e qytetit të Shkodrës. Në pranga kanë rënë Emiljan Hajdari 42 vjeç dhe Artan Pjetri 46 vjeç. Ndërkohë që një 43-vjeçare po ndiqet në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u seksuetrua në cilësinë provës materiale një sasi me lëndë narkotike e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.