Aktualitet

Shkodër/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset rëndë 52-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 04/05/20 |
mapo.al

Shpërthen bombola e gazit në një banesë private në Postribë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite.


Sipas informacioneve paraprake, S.Fikaj, 52 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë nga ky incident. Ai ndodhej në shtëpi në ato momente.


Mësohet se gjendja e Fikajt është e rëndë. 52-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për mjekim të specializuar.


Njoftimi i Policisë
Më datë 04.05.2020, rreth orës 15:10, dyshohet se nga shpërthimi i një bombule gazi në banesë ka pësuar djegie shtetasi S. F., 59 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, i cili pas ndihmës së parë u dergua në QSUT Tiranë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Etiketa: ,

Pas