Një person akoma i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, i cili ka dëmtuar vetratën e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat e armës nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë si dhe akoma po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.