Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë mbrëmje në Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Mark Lula” dhe nga të shtënat është plagosur një person.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar e sqaruar detaje të mëtejshme, si dhe për të zbuluar aotorin.
Njoftimi:
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.