Aktualitet

Shkodër/Tom Doshi i merr mandatin PS, PD një mandat më pak nga Topalli e Patozi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 27/04/21 |
mapo.al

Gazetari Bepin Kolvata bën një analizë të mandateve në qytetin e Shkodrës. Nga një përllogaritje sipas formulës së miratuar nga KQZ, kemi 5 mandate PD, 3 PS, 2 Socialdemokratët dhe 1 mandat LSI.






Rezulton se nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e votimit janë në total 107,608 vota.


Praktikisht PD ka humbur mandatin e saj të gjashtë për vetëm 2,250 vota. Ndërsa PS ka rënie të numrit të votave krahasuar me 2017-ën, janë diku se 9,000 vota më pak se sa 4 vite më parë. PS e ka humbur mandatin e katërt, duke mos arritur të ruajë atë objektiv që donte të mbante 4 deputetë, që ka aktualisht si forcë politike. Ndërsa PD është rritur me 7 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.





Rritje në vota ka pasur edhe PSD e Tom Doshit. Kjo forcë politike në këto zgjedhje regjistroi tre mijë vota më shumë. Socialdemokratët kanë bërë që të ketë përmbysje.





Në përllogaritje të formulës së re i bie që socialdemokratët të marrin mandatin e dytë dhe për pasojë PS ta humb mandatin e saj të katërt, duke bërë që në Kuvendin e Shqipërisë deri në këto momente të konfirmohen Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci.

Lexo edhe :  I riu gjendet i pajetë, dyshohet se ka vdekur para disa ditësh nga droga

Por gjithmonë duhet pritur nëse bazuar në përllogaritjet e herësit, Ilir Beqaj të ketë marrë aq vota sa për ta thyer dhe për të zënë vendin e njërit prej tyre. Sipas kalkulimeve herësi duhet thyer diku te 8,500 vota.

8,500 vota duhet të ketë Beqaj për të siguruar mandatin, për të rrëzuar një nga tre emrat e parë të listës, gjithmonë brenda garës së brendshme.

PS nuk ka një shans për të marrë mandatin e katërt sepse PD ka humbur mandatin e gjashtë për vetëm 2,250 vota.

Numri i votave të pavlefshme në Shkodër ishte 6,071.

Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit ka ndikuar negativisht në mandatin e gjashtë të PD.

Kjo forcë politike ka marrë 1389 vota dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit 1,005 vota, që nëse do të kishin qënë bashkë me PD, demokratët do të kishin fituar mandatin e gjashtë dhe për rrjedhojë do të fiksonin 60 deputetë në rang kombëtar.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas