Aktualitet

Shkodër/U qëllua me silenciator pas shpine, ndërron jetë ish – deputeti Pashko Ujka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:43 - 30/11/21 |
mapo.al

Ndërron jetë ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.






64-vjeçari u qëllua nga persona të paidentifikuar me një plumb nga një armë zjarri pistoletë me silenciator, pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen “Vasil Shanto”, pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.


Plaga e plumbit e marrë pranë shtyllës kurrizore ka qenë fatale për të.







Edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Shkodrës, Ujka nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të humbjes së sasive të mëdha të gjakut.




Pashk Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në legjislaturën 2005-2009.



Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015 ai ka drejtuar Komunën e Velipojës (Sot Njësia Administrative Velipojë).

Kërcënimet ndaj Pashk Ujkës kanë qenë të njohura për Policinë e Shkodrës. Kohë më parë u qëllua drejt banesës së tij me breshëri arme zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, Pashko Ujkës iu bë atentat pranë banesës së tij, duke humbur jetën më pas në spital.

Edhe pse policia nuk ka ende një pistë konkrete nga hetimet e deritanishme, shkak për ngjarjen dyshohet detyra që ka mbajtur Ujka si kryetar i Komunës së Velipojës.

Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes duke humbur gjurmët.

1



Pas