Aktualitet

“Shkodra e braktisur” – Basha: Mijëra biznese të mbyllura! Numri real i vdekjeve, më i lartë se shifrat zyrtare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 25/11/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me biznesin e vogël në Shkodër, sikundër me kryebashkiaken Voltana Ademi.



Ai akuzoi qeverinë për braktisje të këtij qyteti, duke mos iu bashkuar propozimit të bashkisë për të hequr detyrimet lokale në kuadër të situatës së vështirë pandemike.


“Vetëm në shoqatën e artizanëve të Shkodrës, 80 sipërmarrës të vegjël janë prekur dhe 4900 biznese janë mbyllur. Shkodra është ndër qytetet më të goditura. Shpresoja që të tejkaloheshin ndasitë politike për ekonominë e familjes së Shkodrës, por jam shumë i zhgënjyer që njerëzit që janë ulur aty mund të bashkoheshin rreth propozimit të bashkisë për të hequr detyrimet lokale. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes së Shkodrës nga qeveria”, – tha Basha.

Lexo edhe :  Sejko: Vaksinimi do përfundojë pas 80 vitesh, sipas ritmit të Ramës


Kryedemokrati denoncoi për të disatën herë fshehjen e numrit të viktimave nga koronavirusi, duke marrë shtysë nga rekordi i djeshëm i të vdekurve nga Covidi.



“Dje kishim një rekord vdekjesh, numri i vërtetë është edhe më i lartë, gjendja e spitaleve dhe ekonomisë është në kolaps dhe veç propagandës, e vetmja përgjigje është që të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona, si zbatimi i rregullave dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare”, – u shpreh Basha.


Kreu i opozitës mëshoi se kjo gjendje në të cilën ndodhet vendi, është pasojë e krizës 7-vjeçare që veçse u  nxorr në pah nga pandemia.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas