Aktualitet

Shkoi në mbrëmje mature me Rolls Royce të mbuluar me 4 mln Swarovski






               Publikuar në : 13:44 - 12/07/19 |
mapo.al

Një adoleshente ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në mbrëmjen e maturës pasi u shfaq në festë me Rolls Royce, të zbukuruar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.

Isha Sanah Akhtar mbante veshur një fustan mahnitës që kushtonte 260 paund.

Madje 16-vjeçarja pagoi 300 paund kameramanin që ta filmonte atë që në momentin kur po bëhej gati për festën dhe kur doli nga makina e mbuluar me kristale. Kur doli nga makina asaj iu shtrua tapeti i kuq.

Mbërritja e saj luksoze në mbrëmjen e maturës iu sigurua nga xhaxhai, Amar Akbar, i cili e shoqëroi në festën në Hotel Dunkenhalgh në Clayton-le-Moors.

Padyshim që ishte një mbrëmje e paharrueshme për Ishan.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas