Një person i plagosur me armë zjarri ka shkuar pasditen e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës
Fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Amaros Deda dhe rezulton si person me precedent të mëparshëm penal.
Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ndërsa Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.