Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi posedonte armë zjarri dhe gjatë kontrollit i janë gjetur edhe shtatë fishekë.
E.N., një natë më parë shkoi në spital pasi u vetëplagos në dorë me armën e tij. Shërbimet spitalore pasi kanë parë shenjën e plumbit kanë njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga 38-vjeçarin.
Noftimi i policisë
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.N., 38 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.
Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.