Një nënë e „xhindosur“ ka kritikuar shkollën e djalit të saj për politikat “të vjetruara” të uniformave pasi ai u izolua për shkak të modelit të ri të flokëve.
Kirsty Sabin, 37 vjeçe, tha se djali i saj 14-vjeçar kishte një “prerje flokësh të thjeshtë, të shkurtër me një vijë të vetme të rruar anash” nga berberët lokalë në Bulwell në qytetin e Nottingham, në Angli.
Por mësuesit e adoleshentit ishin më pak se të impresionuar madje të xhindosur kur ai u kthye në shkollën e Bulwell Academy të nesërmen, në javën e dytë të Dhjetorit. Duke qenë se mësuesve nuk iu pëlqeu prerja e flokëve ata vendosën që ta dënonin adoleshentin.
14-vjeçari refuzoi të pranonte dënimin, duke bërë që shkolla të marrë vendiin që ta pezullonte nxënësin “derisa t’i rriteshin flokët”. Një zëdhënës i shkollës tha se politika uniforme e bën të qartë se nxënësit nuk lejohen të kenë “modele të rruara dhe ngjyrosje të panatyrshme të flokëve”.
Pas vendimit të shkollës, mamaja e adoleshentit, Kirsty e ka bërë publik zemërimin e saj për vendimin dhe e ka cilësuar politikën si “qesharake”.
Ajo tha: “Djali im refuzoi të shkojë në izolim. Ai nuk bëri asgjë të keqe dhe unë e mbështeta atë për ta bërëqethen e flokëve si dote ai.”
Zonja Sabin tha se djali i saj, i cili është në klasën 10-të, u ndje i prekur nga incidenti.
Ajo shtoi se besonte se efektet e pandemisë së Covid ndikuan tek nxënësit. Me këtë ajo nënkuptonte se shkolla duhet të qetësonte rregullat e saj, duke thënë: “Unë mendoj se ata janë në një moshë kaq të vështirë tani. Dhe ata kishin një kohë të gjatë jashtë shkollës për shkak të pandemisë – ishte e vështirë për ta.“