Aktualitet

Shkolla në Lezhë/ Rama polemikë me inxhinierin: punimet të mbyllen më 26 nëntor (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 29/07/20 |
mapo.al

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka që sot në Lezhë, atje ku po ndërtohet shkolla “Llesh Nik Daka”, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.



Një nga inxhinierët që po punon për ndërtimin e shkollës i tha Ramës se shkolla do të jetë gati në dhjetor të këtij viti. Kryeministri i kthehet inxhinierve se në 26 nëntor shkolla do jetë gati, punoni me katër turne po të doni.


Bashkë me Kryeministrin ka qenë në Lezhë për të inspektuar punimet edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.



Biseda:


Inxhinieri 1: Në fund të dhjetorit do jetë gati


Rama: Në 26 nëntor shkolla do jetë gati. Punoni me katër turne po të doni. Në fund të dhjetorit është viti i ri

Rama i drejtohet inxhinierit tjetër: E di ça më tha, në fund të dhjetorit e mbyllim

Lexo edhe :  Rama bën bilancin e rindërtimit në Kurbin dhe i përgjigjet akuzave të opozitës

Inxhinieri 2: Ai mirë e ka se kemi dy shkolla, po punojmë paralelisht. Por do i mbyllim më 26 nëntor

Rama: Po su bë kjo, këta në listë të zezë, ti do pushohesh nga puna. Jo realisht duhet ti mbyllim në 26 nëntor.

Na pengoi shumë ajo drejt karantinë por duhet ta kapim 26 nëntorin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas