Pandemia e Covid-19 ka kushtëzuar për të tretin vit radhazi që mësimi në shkolla të kryhet me disa skenarë.
Mësimi do të zhvillohet me 1, 2 apo 4 turne kjo në varësi të kapacitetit të shkollave, e në varësi të turneve do të jetë edhe kohëzgjatja e një ore mësimi.
“Një pjesë e shkollave të reja që kanë hapësirat e nevojshme për të ruajtuar distancimin fizik mësimi do të jetë 45 minuta, ndërsa në shkollat që kanë numër me te pakët të nxënësve do të zbatohen skenarët 1, 2 ku shkolla do ndahet në dy turne. Ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Shkollat që janë vetëm me dy turne por dhe që janë shkollat pritëse, në këto shkolla do zhvillohet në 4 nënturne dhe mesimi do jetë 25 minuta”, thotë drejtoresha e Zyrës Arsimore Tiranë, Erjeta Alhysa.
Edhe këtë vit nxënësit nuk do të kenë pushim të gjatë dhe po ashtu do të kenë mundësi të hyjnë dhe dalin vetëm njëherë nga shkolla.
Klasat do të dezinfektohen çdo ditë në kohën ndërmjet turneve.