Aktualitet

“Shkollat duhen mbyllur” – Kryemadhi: Vatrat kryesore të shpërndarjes së koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:36 - 27/11/20 |
mapo.al

Duke folur mbi mundësinë e mbylljes së shkollave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh pro mbylljes së tyre.



Shkollat për Kryemadhin janë vatrat kryesore të shpërndarjes së koronavirusit.


Ajo propozoi dhe klasa të reduktuara nga klasa e katërt deri në të nëntën si dhe një model anglez me mësues në komunitet për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.




Shkollat duhet të mbyllen sipas teje?



“Për mua shkollat duhet të mbyllen. Sepse shkollat janë qendrat dhe vatrat kryesore të shpërndarjes së Covidit. Këtë e them nga ana ime si biologe në profesionin e parë. Sepse mungesa e ujit të ngrohtë, mungesa e sapunit, mungesa e të qenurit numër i vogël në klasa, mungesa e dezinfektimit, e bën të pamundur menaxhimin e higjienës. Klasat u ndanë në turne në mënyrë që t’i jepej mundësi dezinfektimit.


Prandaj po them për krijimin e mësuesve në komunitet. Pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një projekt për mësimin e gjuhës angleze në komunitet. Që do të thotë që çdo lagje, çdo pallat kishte një mësues që u mësonte anglishten fëmijëve. Të njëjtën gjë mund të bënim për mësuesit e fëmijëve të klasave të para, të dyta, të treta dhe të katërta. Dhe mund të menaxhohej me grupe të reduktuara nga klasa e katër në klasën e nëntë. Dhe më pas gjimnazet ku janë më të përgjegjshëm.”-tha Kryemadhi.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas