Aktualitet

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti/ Qeveria refuzon kërkesat për informacion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 16/09/20 |
mapo.al

Më 14 shtator, asnjë nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti që u premtuan nga qeveria se do ishin gati, nuk ka përfunduar rindërtimin. Kur “Faktoje” iu drejtua për të disatën herë ministrive të Rindërtimit dhe Arsimit me kërkesë për informacion, për numrin e shkollave që do rindërtohen dhe kur do të jenë gati, nuk pati përgjigje. Ministria e Rindërtimit prej muajit mars ka refuzuar t’u përgjigjet 7 kërkesave për informacion mbi transparencën për proceset e pastërmetit të 26 nëntorit.


Pas tërmetit të 26 nëntorit dhe identifikimit të ndërtesave të shkatërruara, përfshirë edhe shkollat, qeveria ka ndryshuar jo vetëm afatin për rindërtimin, por edhe numrin e tyre.


Në fillimi të muajit shkurt, “Faktoje” i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë kur vlerësimi i dëmeve ishte ende në proces. Si përgjigje u mor nga ky institucion një listë me 54 shkolla të cilat ishin pjesë e programit të rindërtimit. Gjatë periudhës që pasoi, sidomos një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Rama i është referuar vazhdimisht një numri prej 143 shkollash, pra trefishi i atyre që deklaroi Ministria e Arsimit në shkurt.


Më 18 gusht, “Faktoje” iu drejtua sërish Ministrisë së Arsimit me një kërkesë për informacion ku interesoheshin për listën e plotë të 143 shkollave të planifikuara për t’u rindërtuar, si dhe numrin e shkollave që do të ishin gati në 14 shtator, sipas premtimit të kryeministrit Rama.


Më 26 gusht Ministria e Arsimit, nuk dha asnjë informacion, por sugjeroi  t’i drejtoheshin Ministrisë së Rindërtimit për pyetjet.

Më 31 gusht iu drejtuan Ministrisë së Rindërtimit me të njëjtën kërkesë për informacion që i kishin dërguar më parë Ministrisë së Arsimit.

 

Edhe pse ka përfunduar afati zyrtar, Ministria e Rindërtimit nuk ka kthyer përgjigje.

Që prej muajit mars, “Faktoje” ka dërguar të paktën 7 kërkesa për informacion, për të cilat nuk kanë marrë përgjigje nga institucioni; në këtë mënyrë po shkel ligjin për të drejtën e informimit.

Rezulton se vetëm në Durrës, një nga zonat më të prekura nga dëmet e tërmetit, thuajse gjysma e institucioneve arsimore u dëmtuan rëndë nga tërmeti  duke lënë mbi 13 mijë nxënës pa ndërtesë ku të mësojnë.


Etiketa: , ,

Pas