Bota

Shkon në 100 numri i viktimave nga shpërthimi në Liban dhe në 4000 numri i të plagosurve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:08 - 05/08/20 |
mapo.al

Dita e sotme është shpallur ditë zie për Libanin, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi dje.


Raportohet se deri më tani të paktën 100 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 4000 të tjerë janë të plagosur.


Presidenti Michel Aoun është shprehur se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në port për rreth gjashtë vitesh.


Ai ka caktuar një takim urgjent me kabinetin, ditën e sotme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore. Vendi do qëndrojë në ditë zie për tre ditë, duke nisur nga sot.


Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milion, 66 milion dollarë) fonde të urgjencës.


“Mbi 100 kanë humbur jetën e tyre. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth,” është shprehur Kryqi i Kuq i Libanit në një deklaratë ditën e sotme.

Zyrtarët thanë se ishte duke u zhvilluar një hetim për të gjetur arsyen e vërtetë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal” të mundshëm.

Është raportuar se nitrati i amonit ka qenë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje.


Etiketa:

Pas