Aktualitet

Shkon në 3 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, 14 të vdekur në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 27/02/20 |
mapo.al

2 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në Greqi, përveç një 38-vjeçare në Selanik. Mediat greke shkruajnë se një grua në Athinë, e sapokthyer nga Italia, ishte e prekur me virusin.


Ajo është vendosur në karantinë. Ndërkohë edhe fëmija i 38-vjeçares në Selanik, ka shfaqur shenjat e koronavirusit.



Nga ana tjetër në Itali ka humbur jetën një tjetër i moshuar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 14. Italia do të diskutojë këto ditë nëse do të mbyllë të gjitha shkollat në vend. Numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka shkuar në 528.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas