Aktualitet

Shkon në 33 numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 25/03/20 |
mapo.al

Edhe 4 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e bluzave të bardha që kanë vdekur nga epidemia në 33 gjithsej. Janë dy dentistë nga Brescia si dhe një mjek i përgjithshëm në Napoli dhe një doktoreshë në Bergamo në Departamentin Shëndetësor të Parandalimit.


Nga 33 mjekët që humbën jetën, 17 ishin mjekë të familjes. Roberto Stella, president i shoqatës mjekësore Varese, humbi jetën më 11 mars, me Calogero Giabbarrasi, mjek i përgjithshëm i Caltanissetta, Renzo Granata, mjek i përgjithshëm i Alessandria, Ivano, ndërsa në orët e fundit Garzena, dentist nga Torino dhe Ivan Mauri, mjek i përgjithshëm nga Lecco.


Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë të parët të rrezikuar nga koronavirusi. Ndërkohë që në Itali, sot numri i viktimave ka shkuar në 7.503, në 24 orët e fundit është rritur me 683. Ndërsa personat e shëruar janë 9.362, në 24 orët e fundit 1.036.




Etiketa: , , ,

Pas