Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se pacientja që para dy ditësh ndërroi jetë në spitalin “8 shtatori” në Shkup, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Numri i të infektuarve ka arritur në 974 në Maqedoninë e Veriut. Situata na vendin fqinj duket e rëndë, pasi rastet e reja jankanë vijuar të shtohen. Shkak i përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se është një burrë nga Kumanova, i cili doli negativ në testin e parë, pavarsisht se kishte të gjitha simptomat, por kur gjendja e tij u rëndua, doli pozitiv.