Tre pacientë humbën jetën sot nga COVID-19 te spitali Infektiv në QSUT.
Viktimat janë një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Numri i personave që kanë ndërruar nga koronavirusi ka arritur në 69. Ditët e fundit numri i vdekjeve ka pësuar rritje të ndjeshme. Muaji qershor ka shënuar kurbën e shpërthimit të infeksionit.
Pavarësisht të shëruarve, që sot shënoi shifrën e 43 personave që kanë mposhtur COVID-19, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
82 raste të reja u shënuan sot nga 368 testime të kryera nga ISHP.
LEXO EDHE:
Përkeqësohen shifrat, 82 raste të reja me COVID-19, 3 pacientë humbin jetën