Aktualitet

Shkon në 71 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 25/03/20 |
mapo.al

Shkon në 71 numri i personave të prekur me Covid-19 në Kosovë. Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.


Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri.


Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.




Etiketa: , ,

Pas