Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka arritur në 82 pasi një tjetër trup u zbulua këtë të enjte.
Përfaqësuesi i Brigadës së Zjarrit, Stavroula Malliri tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 82, duke shtuar se operacionet e kërkimit për të zbuluar personat e humbur dhe viktimat e tjera po vazhdojnë, raporton “Protothema”.
Numri i të zhdukurve mbetet i paqartë, ndërsa shumë viktima ende duhet të identifikohen duke e bërë të vështirë për autoritetet të konstatojnë numrin e njerëzve që mungojnë.
Procedurat e identifikimit po ecin me një ritëm shumë të ngadaltë, pasi është shumë e vështirë për të afërmit të njohin trupat e djegur plotësisht.
Në një përpjekje për të ndihmuar me kërkimet, Google krijoi një platformë të veçantë për gjetjen e personave të zhdukur.
Ndërkohë një tërmet me magnitudë 4.3 goditi ishullin e Samos në orën 11:18 kete te enjte, me epiqendër në plazhin Marathokampos me thellësinë 10 kilometra.
Kjo lekundje vjen pak dite pasi Greqia u godit nga zjarri i frikshem qe i ka marre jeten deri me tani 82 personave, teksa ende kërkimet për viktimat dhe të zhdukurit po vijojne.
Vetëm gjatë ditës së sotme në këtë grup prej 15 ishujsh të mëdhenj dhe 150 të vegjël afër Turqisë, janë ndjerë 7 lëkundje tërmetesh, më e forta e të cilëve është shënuar në orën 11:17 me magnitudë 4.5.