fbpx

Aktualitet

Shkop gome në makinë dhe pistoletë në shtëpi, arrestohet 25-vjeçari





               Publikuar në : 12:36 - 18/07/19 |
mapo.al

Korçë-Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë  për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me inicialet XH.B, banues në fshatin Porodinë.


Pas informacioneve të marra se 25-vjeçari qarkullonte me armë zjarri në automjet, ky i fundit është lokalizuar nga policia në lagjen nr.1 të Korçës dhe është ndaluar.



Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një shkop gome. Ndërsa përgjatë kontrollit të ushtruar në banesë, i  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa leje.



Etiketa: , ,

Pas