Kryesore

Shkresa/ PD cakton Oerd Bylykbashin si përfaqësues në Kuvend, për zgjedhjen e KQZ-së së re








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 08/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka caktuar ish-deputetin Oerd Bylykbashi si përfaqësues të Opozitës së Bashkuar në komisionin e posaçëm parlamentar, që do të zgjedhë trupën e re të KQZ-së.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një letre drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, e informon për emrin e Bylykbashit si i deleguar i Opozitës në Kuvend.


“Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020”, thuhet në shkresën e Bardhit drejtuar Ruçit.


Shkresa e PD drejtuar Ruçit


Z. Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi i Shqipërisë


Nr. ____Prot., Tiranë, më 08.09.2020 Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se: Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar: Sekretari i Përgjithshëm GAZMENT BARDHI


Etiketa: , , , , , ,

Pas