Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar “Non-Paper” të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve false.
Statusi nga Edi Rama:
Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!
.@derStandardat @webstandardat what a disappointement to see such a highly reputated paper behave like a fake news spreader! I have never said any of it about “non paper&map” and I have never ever endorsed any border drawing along ethnic lines between SRB&KOS! #Embarrassing
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2021
Po çfarë shkruante “Der Standard” për kreun e qeverisë shqiptare?
Pjesë e shkëputur nga artikulli:
“Kryeministri shqiptar Edi Rama u tha mediave shqiptare se ai kishte parë hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë,”-shkruhet ndër rreshta.