Aktualitet

Shkrimtari e parashikoi virusin në vitin 1981





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 25/02/20 |
mapo.al

Fantazi apo jo,autori Dean Koontz, parashikoi shpërthimin e koronavirusit në librin e tij të vitit 1981 “Sytë e errësirës”.


Në roman flitet për historinë e një laboratori ushtarak kinez, ku krijim i virusit të ri u përdor si një armë biologjike në luftë.



Virusi është quajtur Wuhan-400 dhe laboratori ndodhet në  qytetin Wuhan të Kinës ku dhe shpërtheu epidemia.


Historia që autori ka shkruajtur përqendrohet tek  një nënë,  e cila përpiqet të zbulojë nëse djali i saj, i cili ishte në një udhëtim në kamping, vdiq me të vërtetë një vit më parë apo nëse ai është akoma gjallë.

Virusi quhet “Arma e përsosur” sepse prek vetëm njerëzit dhe nuk mundet të mbijetojë jashtë trupit të njeriut më shumë se një minutë.Edhe për Covid-19, gjithashtu ka teori se mund të jetë krijuar në laborator nga njeriu.

Ndërkaq, ngjashmëria midis virusit në roman dhe shpërthimit të koronavirusit aktual është shumë e çuditshme.  


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas