Lulzim Basha ka reaguar për nismën e fundit të Ministrisë së Arsimit për të shkrirë institucionin e Akademisë së Shkencave. Ky fakt është denoncuar disa orë më parë nga akademiku Artan Fuga, i cili kërkoi publikisht shkarkimin e ministres Besa Shahini.
Duke folur para mbështetësve të tij në Kamëz, Basha tha se shkrirja e Akademisë së Shkencave është një akt i paprecedent i qeverisë.
“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqitparë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: Nuk durohet më!”, tha Basha.
Lexo edhe
“Shkarkoni ministren e Arsimit”, akademiku letër Ramës e Metës
E vonuat shume mbylljen e akademise joakademike dhe joshkencore te kopese se matufeve, paraziteve dhe pensionisteve.Ato parazite joakademike vetem shkencetare nuk jane.